Futbollisti i Liverpool shpallet lojtari i ri më i mirë në Premier League

Futbollisti i Liverpool shpallet lojtari i ri më i mirë në Premier League

12:41, 14/08/2020

Ne të gjithë pothuajse e harrojmë faktin e se ai është vetëm 21 vjeç. Me gati 100 ndeshje me Liverpool, Trent Alexander-Arnold është tashmë një lojtar me shumë përvojë.

Një element thelbësor i sistemit të Jurgen Klopp te “të kuqtë”, Arnold sezon pas sezoni po bëhet gjithnjë e më efikas në mbrojtjen e skuadrës angleze.

Këtë vit klubi i tij fitoi titullin kampion në Angli pas 30 vjetësh, duke mbyllur në mënyrën më të mirë edicionin futbollistik 2019-2020.

Mirëpo ky nuk është çmimi i vetëm i fituar nga mbrojtësi anglez, pasi ditën e sotme i është dhënë çmimi si lojtari më i mirë i ri në Premier League për sezonin 2019-2020.

Arnold luajti në të 38-ta ndeshjet e klubit të Liverpool në Premier League, ku shënoi 4 gola dhe dha 13 asiste.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco