Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Nga shitja e Vedat Muriqi te Lazio nuk përfiton vetëm Fenerbahce

Nga shitja e Vedat Muriqi te Lazio nuk përfiton vetëm Fenerbahce

12:24, 14/08/2020

Vedat Muriqi me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luaj për Lazion në Serinë A. Sulmuesi kosovar do të jetë  partneri i golashënuesit dhe Këpucës së Artë, Ciro Immobile.

Mediat italiane raportojnë se në takimin e fundit mes dy shoqërive kulbeve (Fenerbahce dhe Lazio) është rënë dakord për çdo detaj dhe shtatlarti Muriqi do të vishet bardhekaltër.

Sulmuesi i Kosovës do të firmosë një kontratë 5-vjecare me Lazion që sezonin e ardhshëm do të luajë ne Champions. Vedat Muriqi do të përfitojë 2 milionë euro në sezon plus bonuset ndërsa skuadrës së Fenerbahces do t'i shkojnë plot 18 milionë euro për kartonin e tij plus 2 milionë euro bonuse në bazë të performancës së lojtarit.

Muriqi dy sezonet e fundit ka shprehur gjithë talentin e tij në kampionatin turk ku ka shënuar 32 gola. Drejtori sportiv Igli Tare e ndiqte prej kohësh sulmuesin kosovar dhe me largimin e Caicedo ,26-vjeçari ishte zgjedhja e parë.

Por ky transferim gëzon pa masë edhe dy ekipe shqiptare Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit skuadra në të cilat Muriqi është aktivizuar në sezonin 2013-2014.

Për formimin e lojtarit deri në moshën 23-vjeçare Besa përfiton 90 mijë euro nga transferimi i Muriqit tek Lazio ndërsa Teuta shumë më shumë plot 270 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco