Lojtarët e Premier League paralajmërohen të mos postojnë më foto nga pushimet

Lojtarët e Premier League paralajmërohen të mos postojnë më foto nga pushimet

11:37, 14/08/2020

Javët e fundit janë shënuar rritje të rasteve të  infektimit me koronavirus në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë, ku rastet më të shumta janë regjistruar në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe pikërisht shumica e futbollistëve të shquar të kampionatit anglez kanë përfituar nga mbarimi i Premier League, për të pushuar në plazhet e bregdetit spanjoll, duke mos ndjekur rekomandimet që qeveria britanike ka dhënë për të mos udhëtuar në disa vende, mes tyre dhe Spanja, pasi janë vende ku është më e lartë shkalla e rrezikshmërisë për t’u infektuar.

Premier League nuk dëshiron polemika

Në orët e fundit, media britanike “Sportsmail” ka raportuar se lojtarët e Premier League janë paralajmëruar këto ditë që të mos ndajnë imazhe dhe video nga pushimet e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar në rrjetet sociale, në mënyrë që të shmangin polemikat për injorimin e këshillave të autoriteteve britanike.

Që nga përfundimi i Premier League, shumë futbollistë  kanë shfrytëzuar mundësinë për të udhëtuar në Spanjë dhe Portugali për të shijuar disa destinacione kaq të njohura si Marbella dhe Ibiza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco