Në stadium dhe të mos brohorasësh?! E çuditshme, por e vërtetë: Masat e reja në Premier League

Në stadium dhe të mos brohorasësh?! E çuditshme, por e vërtetë: Masat e reja në Premier League

10:56, 14/08/2020

Premier League pritet të nisi sezonin e ri me datë 12 shtator, drejtuesit e Federatës Angleze të Sportit kanë kërkuar që tifozët të jenë të pranishëm në stadiume, por, duke respektuar një protokoll të qartë.

Masat e marra, për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë bërë që stadiumet të boshatisen dhe futbolli të luhet me dyer të mbyllura, gjë që është e pazakontë për këtë sport.

Image

Federata ka kërkuar që tifozët të lejohen vetëm në një numër të caktuar dhe të respektohet distancomi social.

Do të përcaktohet koha e qartë e mbërritjes në stadium të tifozëve dhe do të detyrohen të nënshkruajnë një peticion rregullash përpara se ti jepet bileta e hyrjes.

Parashikohet që të ndalohet brohoritja dhe këngët në stadiume duke i detyruar të ‘mbajnë gojën mbyllur’ nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Tifozët duhet të pranojnë që nëse do të infektohen nga Covid 19 nuk do të marrin masa juridike kundër klubit ose federatës.

Të gjitha këto masa në dukje shumë të ashpra pritet të diskutohen dhe të vendosin për të ardhmen, por një futboll pa tifozeri e humbet shijen e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco