Klubi nga Katari 'shënjeston' Luis Suarez

Klubi nga Katari 'shënjeston' Luis Suarez

09:33, 14/08/2020

Luis Suarez do të largohet nga Barcelona këtë verë? Nëse pyetja mund të duket e çmendur pasi uruguaiani vijon të jetë një nga lojtarët kyç te klubi katalanas, diçka e tillë edhe mund të ndodhë duke pasur parasysh interesin që ka Barça për të sjellë në ekip Lautaro Martinez.

Sipas BeIN Sports , ekipi nga Katari Al Arabi dhe trajneri i tyre, Heimir Hallgrimsson i pëlqen shumë ideja për të transferuar në skuadër sulmuesin e blaugranëve.

Edhe pse uruguaiani ka treguar kohët e fundit se dëshiron të qëndrojë te katalanasit, një ardhje e argjentinasit mund të ndryshojë situatën dhe kështu të rrezikojë të ardhmen e Luis Suarez te Barça.

Në qoftë se Martinez nuk vjen, padyshim që Barcelona do ta mbajë “El Pistoleron”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco