Simeone: Sezon i gjatë, ne dhamë gjithçka në fushë

Simeone: Sezon i gjatë, ne dhamë gjithçka në fushë

08:38, 14/08/2020

Atletico Madrid u eliminua nga Leipzig në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve 1-2. Një humbje që dhemb për Atletickon, të cilët shiheshin si favorit, por që nuk ia dolën të fitonin përballë gjermanëve.

Trajneri i “Los Clochoneros”, Diego Simeone foli për Sky Sport pas përfundimit të ndeshjes, ku u shpreh se ekipi i tij dha gjithçka në një sezon mjaft të gjatë.

Ky eliminim largon ndonjë siguri?

“Absolutisht jo. Ne dhamë gjithçka në një sezon shumë të gjatë, me 60 ditë ndalesë të detyruar dhe me detyrimin për të fituar për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshme. Tani, 1 javë pushim për të pastruar mendjen dhe çliruar stresin, pastaj rifillim me të njëjtin entuziazëm si më parë

“Nuk kërkoj justifikime dhe fajësime. Kemi arritur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe vendin e tretë në La Liga: shpresojmë të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”.

“Joao Felix nuk stërviti për disa ditë për shkak të një dëmtimi: kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm Costa dhe Llorente, të cilët kanë bërë mirë së bashku në 11 ndeshjet e fundit të La Liga. Do të jetë e vështirë sezonin tjetër sepse La Liga po rritet dhe Champions League po bëhet gjithnjë e më konkurruese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco