PSG-Leipzig/ Ja kur do të luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League

PSG-Leipzig/ Ja kur do të luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League

23:39, 13/08/2020

Fitorja e Leipzig sonte kundër Atletico Madridit ka përcaktuar çiftin e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Kjo ishte një fitore historike për Leipzig të cilët për herë të parë në histori të tyre si klub arrin kaq lart në një garë kaq prestigjioze futbolli.

Golat e Dani Olmo dhe amerikanit Tyler Adams e bën historinë duke kaluar në gjysmëfinale skuadrën gjermane e cila të martën e ardhshme do të përballet me Paris Saint-Germain në orën 21:00.

Gjysmëfinalisti i dytë do të përcaktohet nga dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër dhe pasnesër.

Nesër është edhe kryendeshja e çerekfinaleve, ku do të përballen Bayern Munchen-Barcelona.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Manchester City-Lyon, ndeshje kjo që luhet pasnesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco