Taulant Xhaka po transferohet te ky klub i madh

Taulant Xhaka po transferohet te ky klub i madh

23:12, 13/08/2020

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat kosovare.

Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhaka.

Sipas asaj që raporton “Gol nga Tribuna”, 29-vjeçari e ka mbyllur me skuadrën e Baselit dhe do të jetë pjesë e gjigantëve turq të Beshiktashit.

I njëjti burim zbulon se Xhaka aktualisht është duke udhëtuar me avion drejt Turqisë me babain e tij, i cili është njëkohësisht dhe menaxheri.

Me shumë gjasa, nesër do të vijë dhe zyrtarizimi i shqiptarit, te skuadra e re.

Kjo pritet të jetë aventura e parë e Taulant Xhakës jashtë Zvicrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Leli15/08/2020 18:02

Beshiktashi klub i mafh??? Turkoshake te pjerdhur!

Shto koment

Denonco