VIDEO/ Befasi e madhe në Champions, Leipzig për herë të parë në gjysmëfinale, eliminohet Atletico

VIDEO/ Befasi e madhe në Champions, Leipzig për herë të parë në gjysmëfinale, eliminohet Atletico

22:57, 13/08/2020

Në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës u luajt sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Atletico Madrid shkruan Syri.net.

Leipzig bën surprizën e madhe, duke fituar 2-1 dhe kalon për herë të parë në historinë e tij në gjysmëfinalet e Champions League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 51-të gjermanët kalojnë në avantazh me golin e shënuar me kokë nga Olmo.

Atletico reagon dhe fiton një penallti në minutën e 71-të, e cila shndërrohet në gol nga Joao Felix, duke barazuar rezultatin 1-1.

Por, në një aksion model, në minutën 88-të Adams shënon golin e fitores për gjermanët, të cilët do të përballen në gjysmëfinale me PSG-në.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco