Albion Avdijaj e nis me gol te Tirana

Albion Avdijaj e nis me gol te Tirana

21:46, 13/08/2020

Tirana është zhvendosur prej disa ditësh në Pogradec, ku po kryen mini-fazën përgatitore në prag të ndeshjes së vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku shorti e ka vënë përballë gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit.

Bardheblutë sot zhvilluan edhe një test miqësor përballë Pogradecit vendas, në një sfidë ku trajneri Emanuel Egbo pati mundësi të monitorojë ecurinë e përgatitjeve në prag të transfertës gjeorgjiane, programuar për më 19 gusht.

Tirana iu imponua liqenorëve me lojën e saj dhe arriti të fitojë me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa golat u shënuan nga Muçi në minutat 35’ e 44’ dhe prurja e re e merkatos, Albion Avdijaj, në minutën e 78-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco