VIDEO/ Shihni si priten në Bergamo lojtarët e Atalantës pas eliminimit dramatik nga Championsi

VIDEO/ Shihni si priten në Bergamo lojtarët e Atalantës pas eliminimit dramatik nga Championsi

18:53, 13/08/2020

Në Bergamo, qindra tifozë të Atalantës kanë dalë për të pritur futbollistët dhe stafin pas eliminimit në minutat e fundit të çerekfinales së Champions League nga PSG.

Janë pritur si heronj Berat Gjimshiti me shokë, të cilët ishin fare pranë gjysmëfinales së Championsit, por gjithsesi edhe kaq sa kanë bërë, ka qenë një arritje historike për këtë ekip.

Trajneri Gasperini e tha saktësisht pas ndeshjes se këta njerëz janë krenarë për ndjenjën e përkatësisë, duke mos e vënë në dyshim se do të festonin për arritjen e klubit të zemrës.

Ashtu edhe ndodhi, ku një numër i madh i tifozëve kanë rrezikuar duke dalë për të pritur autobusin e Atalantës, për të përshëndetur dhe duartrokitur nga afër gjithë lojtarët e ekipit të tyre si për të thënë: “Jeni heronjtë tanë, na falni që nuk mund të ishim me ju në ndeshjen tonë të jetës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco