Trajneri i Leipzigut beson te gjysmëfinalja e Championsit: Do të provojmë me të gjitha mënyrat

Trajneri i Leipzigut beson te gjysmëfinalja e Championsit: Do të provojmë me të gjitha mënyrat

18:28, 13/08/2020

Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsman, kërcënon Atleticon e Madridit dhe thotë se me një ndeshje në këtë format të ri të Championsit mund të ndodhë gjithçka.

“Ne e dimë që nuk kemi shumë eksperiencë në Champions dhe Atletico ka luajtur shumë ndeshje të tilla, por këtë herë është ndryshe. Nuk janë më 2 ndeshje, por vetëm një. Kjo do të thotë që të gjithë e nisim si të barabartë.

Werner? Kemi folur shumë për mungesën e tij gjatë kësaj kohe, por kemi lojtarë të tjerë në repartin e sulmit. Ata janë të fortë dhe duan që të lënë gjurmë në ndeshje të tilla. Jemi të fokusuar maksimalisht te kjo ndeshje dhe duam që të vazhdojmë ëndrrën tonë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por do të provojmë me të gjitha mënyrat”, ka thënë Nagelsman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco