Kukësi firmos me mbrojtësin boshnjak

Kukësi firmos me mbrojtësin boshnjak

17:36, 13/08/2020

Kukësi vijon të jetë skuadra më aktive në merkato, pasi sot ka zyrtarizuar afrimi ne mbrojtësit boshnjak Kenan Horiç, i cili ka firmosur kontratën me verilindorët dhe është nisur menjëherë drejt Tropojës, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar pritet të shtojë ndjeshëm cilësinë dhe eksperiencën në formacionin e skuadrës së Gegës, pasi ka një CV mjaft të pasur, duke qenë se në karrierën e tij ka luajtur edhe për skuadra me emër si Domzale në Slloveni dhe Antalyaspor në Turqi.

Së fundi Horiç ka qenë pjesë e skuadrës së mirënjohur boshnjake Celik Zenica, ndërsa prej ditës së sotme do të jetë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega, për t’u përgatitur për ndeshjet eliminatore të Europa League.

Kujtojmë që Kukësi do të përballet më datën 27 gusht me bullgarët e Slavias së Sofias në sfidën e vlefshme për turin e parë eliminator të Europa Leagues, ku synimi i verilindorëve është kalimi i të paktën një turi.

Horiç është afrimi i shtatë i bluve gjatë kësaj vere, pasi më herët kanë nënshkruar me skuadrën portieri Angelo Tafas, mbrojtësin Redon Dragoshi, mesfushorët Bruno Telushi e Albin Gashi dhe sulmuesit Zenel Gavazaj e Patrick Eze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco