UEFA i eliminoi, por rrugëtimi Dritës në Europë vazhdon

UEFA i eliminoi, por rrugëtimi Dritës në Europë vazhdon

10:00, 13/08/2020

Një vendim dramatik i UEFA-s shtangu Dritën e Gjilanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi nga Kosova, dha lajmin se e kanë humbur ndeshjen ndaj Linfieldin në tavolinë 3-0.

Autoritetet zvicerane e anuluan ndeshjen e së martës shkaku i infektimeve me Covid-19 në skuadrën e Dritës, ndërsa të mërkurën UEFA mori vendim që skuadrës së Ardian Nuhiut t’ia shuajë ëndrrat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke ia regjistruar ndeshjen si humbje me rezultat 3:0 në tavolinë.

Por, megjithatë rrugëtimi i Dritës në kompeticionet europiane nuk mbyllet këtu. Gjilanasit tani do të luajnënë raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës, aty ku do të përpiqen të kalojnë sa më shumë raunde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco