Zyrtare: Blerim Krasniqi largohet nga Skënderbeu, sulmuesi firmos me Teutën

Zyrtare: Blerim Krasniqi largohet nga Skënderbeu, sulmuesi firmos me Teutën

09:37, 13/08/2020

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Federale Zvicerane, që hidhte poshtë rekursin e Skënderbeut kundër pezullimit 10-vjeçar, te klubi korçar po nisin largimet e lojtarëve.

Një prej tyre është Blerim Krasniqi, i cili firmosi për Teutën. 24-vjeçari konsiderohet një nga sulmuesit më cilësorë të Superiores, pasi në sezonin e fundit ka mundur të shënojë 8 gola në kampionat.

Njoftimi i Teutës

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 24-vjeçar Blerim Krasniqi. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari është prezantuar në ambientet e “Vila Pasccuci” dhe tashmë është pjesë e bluve. Blerim Krasnqi vjen në Durrës nga ekipi i Skënderbeut. Ka luajtur me korçarët 60 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Blerim Krasnqi do bashkohet me ekipin në stërvitje nesër, ndërsa bëhet përforcimi i dytë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Blerim Krasnqit, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco