Ilicic thyen heshtjen, mesazh për Atalantën në rrjetet sociale

Ilicic thyen heshtjen, mesazh për Atalantën në rrjetet sociale

09:01, 13/08/2020

Ai nuk ishte në fushë mbrëmjen e djeshme, por Josip Ilicic dëshiron që përmes profilit të tij në Instagram të tregojë afërsinë që ka me shokët e skuadrës së Atalantës të cilët luajtën në çerekfinalet e  Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint Germain .

Slloveni ka publikuar në rrjetin e tij social një fotografi gjatë një feste të një goli të skuadrës së tij, të cilën e shoqëron me fjalën “Forca”.

Në mediat italiane flitet se Ilicic po kalon disa momente të vështira në jetën personale. Futbollisti vuan nga depresioni dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Sllovenisë, ku ndodhet pranë familjarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco