Neymar: Ne fituam kundër befasisë së madhe të Evropës

Neymar: Ne fituam kundër befasisë së madhe të Evropës

08:47, 13/08/2020

PSG arriti të kualifikohej me shumë vështirësi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Parisienët fituan me përmbysje 2-1 ndaj Atalantës në minutat e fundit të ndeshjes.

Neymar edhe pse humbi disa raste të pastra shënimi u shpall nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi bëri një ndeshje mjaft të mirë, ku në të dyja golat e PSG-së ishte pjesë e aksionit.

Në një intervistë për “RMC” pas ndeshjes, Neymar u shpreh se PSG fitoi kundër befasisë së Ligës së Kampioneve.

“ Ishte një mbrëmje e shkëlqyer. Fituam kundër një ekipi fantastik. Kanë bërë një sezon mjaft të mirë: ata janë surpriza e Ligës së Kampionëve. Luajnë mirë, por ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer: ishte e vështirë, por jemi të lumtur ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco