VIDEO/ Eliminim dramatik i Atalantës nga Championsi, PSG nderohet në fund

VIDEO/ Eliminim dramatik i Atalantës nga Championsi, PSG nderohet në fund

23:06, 12/08/2020

Atalanta luajti kundër PSG-ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, shkruan Syri.net.

Kampionët e Francës u kualifikuan me mjaft vuajtje, teksa iu deshën minutat e fundit për të shënuar dy golat, që i dhanë biletën e gjysmëfinales.

Bergamaskët kaluan të parët në avantazh me anë të Pasalic në minutën e 26-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kryen zëvendësime të shumta, teksa në minutën e 60-të nga fusha u largua edhe Berat Gjimshiti, pas një dëmtimi.

Kur u mendua se italianët do të shkruanin historinë duke kaluar në gjysmëfinale, francezët e PSG-së, realizuar përmbysjen e madhe, duke shënuar 2 gola në minutat e fundit të lojës.

Fillimisht Marquinho barazoi shifrat në të 90-tën, ndërkohë që Çupo-Moting, përmbysi gjithçka në të minutën 90+3’.

PSG-ja do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Leipzig-Atletico Madrid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco