Egbo nuk i trembet Dinamos së Tbilist: Besoj te kualifikimi, synojmë grupet e Championsit

Egbo nuk i trembet Dinamos së Tbilist: Besoj te kualifikimi, synojmë grupet e Championsit

20:00, 12/08/2020

Numërimi mbrapsht ka filluar. Tiranës i ka mbetur më pak se një javë për të përgatitur sfidën me gjerogjianët e Dinamos Tbilis, që do të luhet në shtëpinë e kundërshtarit. Trajneri Emanuel Egbo, ka folur sot për sfidën e turit të parë të Champions League, të cilën e konsideron të vështirë, por jo të pakalueshme.

“Kemi mundësi për të kaluar, është ndeshje e vështirë, në radhë të parë do të luajmë në fushën e tyre, gjë që i bën më të avantazhuar. Avantazhi tjetër është se kampionati i tyre luhet në javën e 9, do të luajë javën tjetër sërish në një kampionët, ku janë në vendin e parë. Por edhe ne sapo e kemi mbaruar kampionatin nuk e kemi humbur shumë ritmin”.

Megjithatë Egbo beson, se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë të kualifikohet për në turin tjetër: 

“Ne do të bëjmë çmos, do japim maksimumin tonë për të shkuar me tej, dhe do të tentojmë, se jo të shkojmë deri te kualifikimi në grup ose edhe kualifikimi në gupet e Europa League do ishte objektiv që e kam shumë besim. Kualifikimi është 50%-50%. Duke dhënë maksimumin tonë, për të marrë maksimumin”. 

Bardheblutë janë të zhytur në merkato për të zëvendësuar lojtarët, që janë larguar, por duket se kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin Emanuel Egbo, pasi ai thekson, se Tirana e ka ruajtur boshtin e ekipit që u shpall kampion, dhe merkaton shikon si një mundësi për të plotësuar vendet e lëna bosh nga të ikurit, që nuk kanë qenë pjesë e formacionit. Kjo tregon se nuk do të mbështetet shumë te blerjet e reja për Championsin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco