‘Kombëtarja e madhe dhe... Real Madridi’/ Kleandro Lleshi zbulon ambiciet në Syri TV

‘Kombëtarja e madhe dhe... Real Madridi’/ Kleandro Lleshi zbulon ambiciet në Syri TV

18:48, 12/08/2020

Mesfushori i Shpresave, Kleandro Lleshi, është huazuar nga Leganes te Cartagjena, e cila militon në Segunda Divizion.

Në lidhje “Skype” në emisionin informativ të pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV, 20-vjeçari tregoi ambiciet e tij.

Fillimisht Kleandro Lleshi shpreson që ky të jetë një sezon i mbarë për të treguar vlerat e tij, ndërsa dëshira e tij është që të jetë sa më shpejt pjesë e Kombëtares.

“Cartagjena u ngjit në Ligën e Dytë, që është nga më të fortat. Është një klub i madh dhe këtu mund të kem shanset të luaj më shumë minuta dhe të tregoj vlerat e mia. Kapitenin e ekipit e kam konkurrent. Shpresoj të jetë një vit i mbarë”, tha fillimisht Lleshi.

Në lidhje me synimin për të veshur fanellën kuqezi, mesfushori tha: “Unë kam luajtur me të gjitha ekipet e moshave dhe shpresoj që shumë shpejt të jem pjesë e Kombëtares së madhe”.

Në fund, Kleandro Lleshi pohoi se në Spanjë bën tifo për Real Madridin, teksa nuk e fshëh ëndrrën që një ditë pse jo të luajë me ekipin “Mbretëror”.

“Tifo në Spanjë bëj për Real Madridin. Edhe ekipi im Leganes nga i cili jam huazuar është madrilen. Pse jo, në futboll nuk i dihet dhe shpresoj që një ditë të arrij Realin”, deklaroi në Syri TV mesfushori shqiptar i Cartagjenës.

/ Florian Behlula / Syri.net / 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco