Bruno Telushi bëhet zyrtarisht ‘ushtar’ i Kukësit

Bruno Telushi bëhet zyrtarisht ‘ushtar’ i Kukësit

17:04, 12/08/2020

Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori vlonjat, i njohur si “ushtar Telushi”, ka firmosur kontratë 2-vjeçare  me skuadrën verilindore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampion para 2 sezonesh me Partizanin.

Menjëherë pasi hodhi firmën nën kontratë 29-vjeçari, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi i Kukësit

Bruno Telushi e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadre?n tone? kontrate?n dy vjec?are. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.

Telushi ka kryer vizitat mjeke?sore dhe me? pas ka firmosur kontrate?n, duke u be?re? ke?shtu futbollisti me? i ri i skuadre?s sone?.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno

Skeda e Lojtarit:

Emri: Bruno Telushi

Mosha: 29 vjec?

Kombe?sia: Shqiptar

Gjate?sia: 1.81 m

Pozicioni: Mesfushor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco