Duel mes Liverpool dhe Manchester City-t për futbollistin e Bayern Munich

Duel mes Liverpool dhe Manchester City-t për futbollistin e Bayern Munich

15:35, 12/08/2020

Ku do të luaj Thiago Alcantara sezonin e ardhshëm? Mesfushori 29-vjeçar do të largohet nga Bayern Munich pas 7 sezoneve. Arsyeja? Dëshira për të përjetuar një sfidë të re.

Dhe opsioni i mundshëm është Anglia. Pas La Liga dhe Bundesliga, Premier League është kampionati që tërheq ish-futbollistin e Barcelonës.

Livevrpool mendohej si destiancioni i radhës për Alcantaran. Mirëpo, tashmë një skuadër e re ka dalë në skenë, e cila dëshiron shërbimet e mesfushorit. Bëhet fjalë për klubin e Manchester City-t, të cilët po kërkojnë afrimin e tij në ekip.

Alcantara shihet nga Pep Guardiola si zëvendësuesi ideal i David Silva-s, i cili do të transferohet te Lazio. Mbetet për t’u parë...

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco