Ish-futbollisti i Juventus 'var këpucët në gozhdë' në moshën 36-vjeçare

Ish-futbollisti i Juventus 'var këpucët në gozhdë' në moshën 36-vjeçare

15:08, 12/08/2020

Karrierës futbollistike të Stephan Lichtsteiner i ka ardhur fundi. Me një video të publikuar në profilin e tij në tëitter, “treni zviceran” i cili vitin e fundit mbajti veshur fanellën e Augsburg njoftoi se kishte vendosur të “varte këpucët në gozhdë”.

“Kam menduar shumë për të ardhmen time dhe kam vendosur t'i jap fund karrierës," tha Lichtsteiner.

Ish-kapiteni i kombëtares së Zvicrës në të kaluarën ka luajtur për shumë skuadra, të njohura evropiane, por suksesin e arriti me klubin e Juventusit në Serie-A, ku arriti të fitonte 7 Scudetto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco