Anulimi i ndeshjes Drita - Linfield, klubi kosovar del me deklarat zyrtare

Anulimi i ndeshjes Drita - Linfield, klubi kosovar del me deklarat zyrtare

13:59, 12/08/2020

Pas anulimit të ndeshjes me skuadrën e Linfieldit, klubi i Dritës pak orë më parë ateroi në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Takimi i djeshëm final i raundit para-eliminator në Ligën e Kampionëve, u anulua nga UEFA në koordinim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

Skuadra nga Gjilani tani përmes një komunikate ka qartësuar se rregullat e UEFA-së parashikojnë që nëse një lojtar del pozitiv, atëherë lojtari duhet të vetizolohet ndërsa ekipin të vazhdojë me planet e parapara. Por kjo ka rënë ndesh me rregullat e shtetit të Zvicrës, aty ku u mbajt edhe ky mini-kompeticion,.

Prandaj, UEFA sot do të marrë vendimin për fatin e kësaj ndeshje, që më shumë gjasë do të zhvillohet në një shtet tjetër.

Njoftimi i klubit të Dritës:

Prishtine, 12.08.2020

Klubi jone FC DRITA sapo ka arritur ne Kosove. Me kerkese te shtetit zvicrran, na eshte kerkuar qe ta leshojme vendin e zvicrres para se te karantinohemi per 10 ditet e ardhshme.

Organizatori UEFA ka bere perpjekje qe ndeshja te zhvillohet por qe ka qene e pamundur nga autoritetet zvicrrane. Me tu marr ky vendim, ne koordinim me organizatorin e kompeticionit eshte vendosur qe ndeshja mos te zhvillohet dhe ne te kthehemi ne Kosove.

UEFA gjithashtu na ka njoftuar qe per fatin e ndeshjes ndaj Linfild FC do te venodset sot(12.08.2020) nga komisioni i diciplines se UEFA-se.

Rregullat e UEFAS ishin te qarta qe nese nje lojtare rezulton pozitiv, lojtari do te izolohet dhe pjesa tjeter e skuadres do te vazhdoj me ndeshjet, ndersa kjo rregullore ka ra ndesh me rregullat e shtetit zvicrran, per te cilen gje eshte dashur qe ta mendoje mire organizatori i kompeticionit qe mos te na shfaqen probleme te tilla.

Klubi jone FC DRITA eshte tejet optimist qe do te gjindet nje zgjidhje nga UEFA ne menyre qe mos te demtohet asnje skuader.
FC DRITA
 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco