VIDEO/ 'Çmenduri' në futbollin rus, ish-lojtari i Zenit dhunon brutalisht arbitrin

VIDEO/ 'Çmenduri' në futbollin rus, ish-lojtari i Zenit dhunon brutalisht arbitrin

13:44, 12/08/2020

Skena të papranueshme janë regjistruar në një ndeshje të ligave amatore në Rusi, ku protagonist ka qenë ish-kapiteni kombëtares ruse të futbollit, Roman Shirokov. Ky i fundit ka dhunuar duke arbitrin e ndeshjes, duke e bërë për spital.

Mesfushori 39-vjeçar, i tërhequr pak vite më parë, humbi toruan kur arbitri kryesor nuk i dha një penallti dhe protestoi ashpër, duke e detyruar këtë të fundit që t’i tregojë kartonin e kuq për ta larguar nga fusha.

Image

Kaq mjaftoi që ish-futbollisti i Zenitit të mos mendohej dy herë e të sulmonte arbitrin, duke e goditur fillimisht me grusht e më pas me shqelma, ndërsa u desh ndërhyrja e futbollistëve të pranishëm për të mos lejuar vijimin e sherrit.

Image

Rusi 39-vjeçar nuk i ka një risi këto episode, pasi vazhdimisht ka qenë konsumator i alkoolit dhe është bërë protagonist në sherre të ndryshme, ndërsa të nesërmen e ngjarjes reagoi duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.

Ndërkohë arbitri i ndeshjes u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor dhe po shikon mundësin e ngritjes së një padie ndaj ish futbollistit të kombëtares ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco