Tirana dhe Laçi do të jenë dy ekipet shqiptare që do të luajnë në transfertë në ndeshjet e kupave të Europës.
Bardheblutë do të luajnë me gjeorgjianët e Dinamo Tbilis, ndërsa kurbinasit me skuadrën nga Azerbajxhani, Keshla.
UEFA ka vendosur që skuadrat që luajnë jashtë, do të udhëtojnë me çarter për arsye sigurie, duke parë edhe përhapjen e Koronavirusit.
Për këtë UEFA ka vendosur që shpenzimet e skuadrave t’i paguajë ajo, teksa për të dyja ekipet do paguhen nga 40 mijë euro për secilin ekip.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: