Vetëm pak ditë më parë presidenti i Tiranës, Refik Halili tha se do të ketë 3 afrime të reja te bardheblutë, të cilat do bëhen brenda javës.
Halili nuk bërë të ditur emrat e lojtarëve, por i pari është zbuluar. Bëhet fjalë për Filip Najdovksi.
Ky i fundit në sezonin që lamë pas ishte pjesë e Vardarit, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë skuadër.
Shumë shpejt pritet të zyrtarizohet nga Tirana, teksa dje vonë i është bashkuar bardhebluve në Pogradec dhe sot do dalë në stërvitje. Futbollisti vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Pozicioni natyral i Najdovskit është mesfushor shkatërrues, por mund të luajë edhe në mbrotje në qendër dhe në krahun e majtë të saj. 27-vjeccari shihet si një përforcim I rëndësishëm për ekipin e Egbo, i cili pritet t’i japë një ndihmë të madhe bardhebluve në Europë dhe në kampionat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: