Grerëzat i marrin jetën ish-portierit të njohur

Grerëzat i marrin jetën ish-portierit të njohur

11:10, 12/08/2020

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, Gunther Mair, ish-portieri i Salernitanës dhe Trentos në vitet ’80 dhe ’90 pas një shoku anafilatik që shkaktoi sulmi i disa grerëzave.

Mair, trajner i të rinjve të Levico Terme, ishte shtruar të premten në terapi intensive për shkak të alergjisë që i shkaktoi pickimi i disa grerëzave që më pas i shkaktoi edhe infarkt.

Incidenti ndodhi ndërsa ai kishte dalë shëtitje me familjen e tij dhe papritur shkeli mbi një fole grerëzash, të cilat e sulmuan, duke e lënë në gjendje shumë të rëndë, aq sa ai nuk e fitoi dot betejën në spital.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco