AIK heq dorë nga Asani, sulmuesi i Partizanit shqyrton ofertat e tjera

AIK heq dorë nga Asani, sulmuesi i Partizanit shqyrton ofertat e tjera

10:18, 12/08/2020

Jasir Asani u huazua nga Partizani te klubi suedez i AIK Stokolm, në muajin janar, me të drejtë blerje në fund të sezonit, por duket se futbollisti shqiptar nuk i ka bindur drejtuesit suedezë, të cilët nuk do të paguajnë 400 mijë euro për të blerë përfundimisht kartonin e 25-vjeçarit. Ky vendim i është komunikuar edhe vetë futbollistit, i cili do të kthehet në Shkup, për disa ditë pushimi.

Ofertat në drejtim të Asanit nuk mungojnë, kësisoj, futbollisti që spikati për 3 sezone e gjysmë në Kategorinë Superiore, do të marrë kohë për të zgjedhur me kujdes destinacionin e ri për të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco