Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Europa League rezervon një finale të parakohshme, Lopetegui beson të fitorja kundër Man United

Europa League rezervon një finale të parakohshme, Lopetegui beson të fitorja kundër Man United

10:03, 12/08/2020

Pas verdiktit të mbrëmshëm Sevilia do të përballet në gjysmëfinale me Man United, sfidë që pritet me interes të madh nga tifozët e të dyja skuadrave por jo vetëm.

Trajneri i Sevilla, Lopetegui e ka pranuar se Manchesteri është një skuadër e madhe, por ata janë të përgatitur të përballen kundër tyre.

Sevilla është në kërkim të trofeut të katërt në historinë e këtij kompeticioni, por shorti i ka rezervuar një finale të parakohshme kundër djajve të kuq.

“Ne do të luajmë kundër Manchester United në ndeshjen e ardhshme dhe ata janë klubi më i madh në botë, por ne do të përgatitemi për ta”, ka thënë Lopetegui.

“Ne jemi të përqendruar në ndeshjen e ardhshme kundër një klubi historik, ndër më të mirët në histori të sportit, dhe kundër një skuadre që është në formë të mrekullueshme”.

“Ne do ta japim më të mirën nga vetja, siç bëjmë gjithmonë. Do të jetë e vështirë të luajmë kundër tyre, por ne do të nisemi për në ndeshje me besimin se mund t’i mposhtim”, tha trajneri i Sevillia-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco