Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

Juventusi i Andrea Pirlo-s gati për të sakrifikuar një lojtar 'big'

Juventusi i Andrea Pirlo-s gati për të sakrifikuar një lojtar 'big'

08:57, 12/08/2020

Pas emërimit të tij në krye të stolit të Juventus, Andrea Pirlo po mendon të bëjë një “revolucion” tek klubi bardhezi.

Disa lojtarë që konsiderohen si të vjetër apo nuk përshtaten me lojën e ish-mesfushorit italian do të largohen nga ekipi.  Siç është dhe rasti i Blaise Matuidi në veçanti, por edhe i Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Sami Khediras apo Mattia de Sciglio.

Pirlo mendon të afrojë futbollist të rinj në moshë. Siç është rasti i Sandro Tonalit, por edhe Isco-s që pëlqehet shumë nga “Maestro”.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi një tjetër lojtar “big”, madje tepër i rëndësishëm te bardhezinjtë mund të largohet. Sipas informacioneve nga Gazzetta dello Sport bëhet fjalë për Paulo Dybala-n.

Ky nuk është një lojtar që Pirlo dëshiron të heqë qafe, siç është rasti i lojtarëve të përmendur më lart, por përkundrazi një element i rëndësishëm i skuadrës, i cili mund të sakrifikohet nga klubi për arsye financiare, pas krizës së koronavirusit por edhe të çlirojë fonde shtesë për të rekrutuar. Brenda klubit, parashikohet kështu një shitje e sulmuesit argjentinas në rast të një oferte që konsiderohet e kënaqshme.

Kështu, një shumë midis 90 dhe 100 milion euro mund të jetë e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e klubit torinez. Në fillim të javës, shtypi italian foli mbi një interesim të Real Madrid për sulmuesin argjentinas, por informacionet drejtuesit e refuzuan ofertën e spanjollëve. A ka ndryshuar situata? Një gjë është e sigurt, ne do të shohim një Juventus shumë të ndryshëm sezonin e ardhshëm!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tirana12/08/2020 10:27

Pirlo do te ndertoje nje Juventus me me shume mendim kreativ dhe improvizues . Kesisoj nje skuader me nje force me te shpejte reaguese dhe finalizuese .

Shto koment

Denonco