Napoli merr ofertën e dytë zyrtare për Koulibaly, ja sa ofron ekipi i Pep Guardiolas

Napoli merr ofertën e dytë zyrtare për Koulibaly, ja sa ofron ekipi i Pep Guardiolas

08:29, 12/08/2020

Pas përforcimit të mbrojtjes, me transferimin e Nathan Ake për një shumë prej 45 milionë eurosh, Manchester City është duke menduar për një “goditje” tjetër në repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për futbollistin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me fanellën e klubit napolitan në kampionatin italian dhe në arenën ndërkombëtare.

Mbrojtësi senegalez pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili u ka kërkuar drejtuesve të ekipit anglez që të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.

Pas refuzimit të ofertës së parë, mësohet se këta të fundit kanë bërë edhe një tjetër ofertë në drejtim të Napolit për mbrojtësin. "Qytetarët" kanë ofruar 63 milionë euro plus bonuse për Koulibalyn. Thuhet se Napoli po kërkon të paktën 70 milionë euro.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku do të mësohet edhe fati i 29 vjeçarit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco