Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Formacionet e dy çerekfinaleve të Europa League, Taulant Xhaka titullar me Bazelin

Formacionet e dy çerekfinaleve të Europa League, Taulant Xhaka titullar me Bazelin

20:44, 11/08/2020

Do të startojnë në orën 21:00, dy sfidat e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës, ku do të përcaktohen edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Mançester Junajtid në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube.

Fituesja e çiftit Shakhtar Donjetsk – Bazel do të përballet me zikaltërit e Kontes në gjysmëfinale, ndërkohë që fituesen e çiftit Wolves – Sevija e pret Mançester Junajtid.

Të dy përballjet e sotme, pritet të dhurojnë emocione të shumta, ndërkohë që vlen të theksohet fakti, se nga minuta e parë do të aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka, i cili është shndërruar në një lider të vërtetë të Bazeli.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco