U largua nga Tirana pasi fitoi titullin kampion, Edon Hasani prezantohet te klubi turk

U largua nga Tirana pasi fitoi titullin kampion, Edon Hasani prezantohet te klubi turk

19:05, 11/08/2020

Edon Hasani nuk do të luajë as në Superiore e as në kampionatin e Kosovës, pasi ka firmosur në Turqi.

Futbollisti i cili pak ditë më parë i dha lamtumirën Tiranës pas dy sezonesh te bardheblutë, ku në këtë që sapo përfundoi u shpall kampion, ka firmosur në Kategorinë e Dytë në Turqi dhe do të luajë aty në edicionin e ardhshëm.

Hasani është prezantuar sot zyrtarisht në radhët e Ankara Keçiorengyçy, ku do të luajë për tre vitet e ardhshme, duke siguruar një kontratë afatgjatë atje me shpresën që të ketë mundësinë në të ardhmen të luajë edhe në elitën e futbollit në këtë vend.

Ky është klubi i dytë nga madhësia i qytetit të Ankarasë, ndërsa në vitin e fundit u rendit në vendin e 8-të në klasifikim.

Për mesfushorin 28-vjeçar kjo është eksperienca e pestë në klube të huaja, pasi më parë ka luajtur me Liteks Loveç, Ceahlaul, Poli Timisoara dhe Sepahan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco