E papritur/ Anulohet ndeshja e Championsit për shkak të Koronavirusit

E papritur/ Anulohet ndeshja e Championsit për shkak të Koronavirusit

17:18, 11/08/2020

Tashmë është zyrtare. UEFA ka anuluar ndeshjen mes Dritës dhe Linfieldit në kuadër të fazës preliminare për Ligën e Kampionëve, e planifikuar të zhvillohej sot në orën 18:00.

Ky vendim ka ardhur pasi ekipi gjilanas është futur në karantinë, teksa 2 futbollistë kanë rezultuar pozitivë.

“Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për të izoluar ekipin e Dritës pasi një lojtar i dytë nga skuadra kosovare u testua pozitivisht për Covid-19, ndeshja mes Dritës dhe Linfield nuk do të zhvillohet”, njofton UEFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco