Zbulohet paga e Andrea Pirlo-s te Juventus

Zbulohet paga e Andrea Pirlo-s te Juventus

15:45, 11/08/2020

Andrea Pirlo është emëruar ditët e fundit në krye të stolit të Juventusit. Ish-mesfushori, i cili luajti për bardhezinjtë midis viteve 2011-2015, zëvendësoi, Maurizio Sarri duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare me torinezët.

Ai fillimisht do të merrte nën drejtim U23-shat e “Zonjës së Vjetër”. Pa përvojë, basti është i rrezikshëm për kampionët e italisë.

“Gazzetta dello Sport” sot zbulon pagën e tij si trajner i skuadrës së parë të Juventusit. Pirlo do të marrë 1,8 M € në sezon. Pirlo është një nga më pak të paguarit nga klubi. Vetëm Pinsoglio (300,000 € / vit) dhe Buffon (1.5 M € / sezon) janë më poshtë,  ndërsa Demiral është në të njëjtin nivel si trajneri i tij. Për krahasim, Allegri merrte  7.5 M € në vit dhe Sarri 5.5 M €.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco