Greqi/ Shqiptarja që theu rekord botëror në hedhje shtize: Nuk dua që mamaja ime të pastrojë më shtëpi!

Greqi/ Shqiptarja që theu rekord botëror në hedhje shtize: Nuk dua që mamaja ime të pastrojë më shtëpi!

14:57, 11/08/2020

Nuk janë të pakët shqiptarët, të cilët kanë arritur majat e botës në fusha të ndryshme, por që fatkeqësisht duke përfaqësuar një vend tjetër. Të gjithë e mbajnë mend kampionen e Shqipërisë, Mirela Manjanin, e cila iku në Greqi për një jetë më të mirë dhe përfaqësoi atë vend, duke arritur në nivelet më të larta në arenën ndërkombëtare.

Gjurmët e saj i ka ndjekur sot, Elina Xhengo, e cila konsiderohet një ndër atletet më premtuese në Europë.

Adoleshentja shqiptare sapo ka thyer një rekord botëror për moshat nën 20-vjeçarë në hedhje shtize duke përfaqësuar Greqinë.

Image

Elina ka lindur në Greqi nga emigrantë korçarë që kanë kërkuar një jetë më të mirë në vendin fqinj. Në një intervistë për mediat greke, ajo ka folur për këtë sukses të sajin, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.

“ Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. A ndjehem greke? Siguisht që po. Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, kam qenë në shkollë këtu. Jam greke, ashtu si jam edhe nga Shqipëria. Por ndjehem më shumë greke, pasi kam jetuar gjithë jetën time këtu”, tregoi ajo.

Sporti është një pasion, por edhe një mënyrë për të harruar vuajtjet e një familje emigrantësh në Greqi, siç e tregon ajo në intervistën e saj.

Image

“Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira. I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi.

Babai im ishte polic në Shqipëri, nëna ime ishte mësuese. Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi. Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi… I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më”, ishte premtimi i Xhengos e cila duket në rrugë të mbarë për ta përmbushur atë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco