Neymar fiton sa e gjithë skuadra e Atalantës

Neymar fiton sa e gjithë skuadra e Atalantës

12:27, 11/08/2020

36 milionë euro në vit është paga që PSG duhej t'i jepte Neymar për ta bindur të nënshkruante me ekipin tyre. Një kontratë e madhe për një nga yjet  e futbollit botëror, i cili mund të ndryshojë rrjedhën e një ndeshje në çdo kohë. Në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Parisi i tij do të përballet Atalantën, një skuadër modeste nga ana financiare, por jo pak e rrezikshme në fushë.

E gjithë skuadra e klubit bergamask ka pothuajse të njëjtën pagë sa ylli brazilian. Një shumë midis 33 dhe 36 milionë euro në vit përmendet nga media Cadenaser . Për krahasim, lojtarët më të paguar të ekipit italian janë Duvan Zapata dhe Luis Muriel me 1.2 milion euro në sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco