Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Lewandowski në kërkim të rekordeve, preja radhës është Barcelona

Lewandowski në kërkim të rekordeve, preja radhës është Barcelona

11:15, 11/08/2020

Çerekfinalet e Champions League kanë vendosur përball dy skuadra elitë në arenën ndërkombëtare. Barcelona dhe Bayern Munich do të masin forcat me njëra – tjetrën,  në një duel që do të thotë shumë për të dy skuadrat. Kjo ndeshje do të jetë me një takim, ndryshe nga vitet e kaluara.

Një gjë është e sigurt, kjo sfidë nuk do të jetë e rëndësishme, vetëm për skuadrat, por edhe për  bomberin polak të Bayern, Robert Lewandwski.

Sulmuesi i rekordmenëve gjerman ka arritur statistika të frikshme këtë sezon duke shënuar 53 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka një koefiçent 1.2 gola për ndeshje.

Në shtatë sfidat e Ligës së Kampioneve ai ka shënuar plot 13 herë. Bavarezët po shkëlqejnë këtë vit dhe kjo u vërtetua edhe nga fitimi i Bundesligës.

Në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Chelseat, Bayern arriti të fitonte me rezultatin 4-1 , duke e çuar atë të përgjithshmin në 7-1.

Lewandowski është bërë lojtari 4 që ka shënuar më shumë në historinë e Ligës së Kampionëve,  ku në 87 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 66 gola dhe është në ndjekje të Legjendës Raul, ish-lojtari Real Madrit i cili ka 71 gola.

Vendin e parë e mban Ronaldo me 130 gola në 170 ndeshje, ndërsa të dytin Messi me 115 gola në 142 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco