Sot mësohen dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste në Europa League

Sot mësohen dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste në Europa League

10:41, 11/08/2020

Europa League bëhet gati për të hyrë në fazën më të bukur dhe më të rëndësishme.  Pas kualifikimit të Interit dhe Manchester United, mbrëmjen e sotme në dy ndeshjet e mbetura do të përcaktohen edhe dy ekipet që do t’u bashkohen skuadrave të lart përmendura në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Kështu, Shakhtar Donetsk do të luaj kundër ekipit të Baselit, që në përbërje ka shumë shqiptarë.

Donetsk eliminoi Wolfsburgin në fazën e 1/16-tës, ndërsa Baseli ekipin e Frankfurtit. Dy skuadrat janë në formë të mirë.

Por, kjo nuk është ndeshja më interesante. Një përballje tejet e fortë do të jetë ajo mes Wolves dhe Sevillas.

Skuadra angleze eliminoi ekipin grek, Olympiacos Piraeus, kurse Sevilla skuadrën e Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco