Sherri: Nuk u largova për para nga Vllaznia, shpresoj që rrugët tona të...

Sherri: Nuk u largova për para nga Vllaznia, shpresoj që rrugët tona të...

10:25, 11/08/2020

Pak ditë më parë, Alen Sherri vendosi të largohej nga Vllaznia, për të kaluar te skuadra e Laçit.

Portieri 22 vjeçar i surprizojë të gjithë me vendimin e tij, pasi vendosi të largohej nga klubi ku u rrit dhe u formua si futbollist.

Një vendim, i cili  shoqërua edhe me deklarata disi të pazakonta të Vllaznisë, duke marrë parasysh se Sherri ishte lojtar i lirë.

Ditën e djeshme gardiani kreu stërvitjen e parë me Laçin, teksa në darkë vendosi të qartësojë gjithë tifozët e njerëzit, që kishin dyshime mbi arsyen e zgjedhjes së tij dhe ata, që e kishin lëshuar ndonjë fjalë më tepër. Në një sqarim të gjatë Sherri shkruan se arsyeja kryesore e largimit nga Vllaznia është vlerësimi, që klubi ka patur për të dhe rëndë ka peshuar fakti që ndaj Besëlidhjes, ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, ai ishte në stol.

“Duke marrë shkas nga shkrimet e ndryshme që po lexoj, e ndjej edhe unë të nevojshme të sqaroj opinionin publik rreth situatës time. Më vjen keq që disa gjëra keqinterpretohen në media edhe realisht shumë pak njerëz i dinë të vërtetat.

Është e vërtetë që presidenca e re me ka kontaktuar, mbasi unë kam kërkuar t’i takoj, sepse s’kam dashur asnjëherë të iki tinxash nga qyteti jem. Për këtë falënderoj kryetaren e bashkisë znj. Voltana Ademi, z. Astrit Gjyrezi, z. Alban Xhaferi dhe drejtorin e ri sportiv z. Matko Djarmati, dhe shumë të tjerë, të cilët pavarësisht shumë gjërave, kanë mbështetur qëndrimin tim në ekip.

Për disa njerëz të tjerë kam rezervat e mia. Kontrata ime me Vllazninë ka qenë gjithmonë më shumë shpirtërore sesa financiare, prandaj unë s’e kam shikuar kurrë këtë pjesë si kryesore. Duke parë mënyrën se si ndodhen gjërat sezonin e kaluar dhe në fund që nuk m’u besua të jem në fushë në ndeshjen më domethënëse të sezonit, e pashë të rëndësishme të rishikoja edhe pozicionin tim në klub.

Kam pranuar të jem pjesë e Vllaznisë në të mirë e në të keq edhe ka qenë një ëndërr e realizuar e fëmijërisë time me e veshë atë fanellë të rëndë. Ata që më njohin e dinë shumë mirë domethënien e emrit Vllaznia tek unë.

Largohem duke e ditur se për çdo sekondë kam dhënë maksimumin për ata ngjyra edhe për tifozat kuqeblu, edhe i kërkoj falje për çdo herë që mund t’i kemi zhgënjyer, sepse Vllaznia nuk është aty ku e meriton.

Largohem për ti lënë ata të bëjnë punën që ndoshta unë nuk dita ta bëj mirë. Shpresoj edhe uroj që gjërat të ndryshojnë për mirë në vazhdimësi, pasi Vllaznia është e madhe, Vllaznia ka qenë, është edhe do të mbetet gjithmonë Vllazni, edhe bën pa mua, pa tjetrin e pa tjetrin. Shpresoj që ti kuptoni arsyet e zgjedhjes time, shpresoj që rrugët tona të takohen prapë një ditë“, shkruan Sherri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco