Ronaldinho mund të lirohet më 24 gusht

Ronaldinho mund të lirohet më 24 gusht

09:00, 11/08/2020

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho u arrestua në ditët e para të marsit në kryeqytetin e Paraguait, pasi tentoi të hynte me pasaportë false.

Dinho dhe i vëllai i tij Roderto de Asisi kaluan disa kohë në burg para se të paguanin garancinë dhe të transferoheshin në një hotel.

Mirëpo ditën e sotme ka lajme të mira për ish-futbollistin e Barcelonës.

Dinho së bashku më vëllanë e tij mund të lirohet më 24 gusht, datë kur gjyqtari pritet të marrë vendimin për dy brazilianët.

Sipas informacioneve të fundit, avokatët ranë dakord me prokurorët për pranimin e fajit nga dy vëllezërit për hyrjen në Paraguai me pasaporta falso dhe me një gjobë prej 90,000 deri në 110,000 $, për secilin.

Marrëveshja për pranimin e fajit parashikon gjithashtu që Ronaldinho mund të largohet nga Brazili në çdo kohë, megjithëse ai duhet t'u tregojë zyrtarëve paraguaianë se sa kohë do të qëndrojë jashtë. Ndërsa, Roberto nuk do të lejohet të largohet nga Brazili për dy vjet. Vëllezërit gjithashtu duhet të paraqiten para një gjykatësi federal në Brazil çdo tre muaj gjatë një periudhe dy vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco