Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

M. United-Copenhagen, gjysmëfinalisti i Europa League përcaktohet në kohën shtesë

M. United-Copenhagen, gjysmëfinalisti i Europa League përcaktohet në kohën shtesë

23:47, 10/08/2020

Manchester United ka siguruar me shumë mund gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer arriti të fitonte ndaj Copenhagen vetëm pas kohës shtesë me rezultatin minimal 1-0.

Në kohën e rregullt të ndeshjes, anglezët gjetën golin në minutën e 45-të me anë të Mason Greenwood, por ky gol u anulua nga VAR-i.

Kështu, skuadrat mbyllen 90 minutat e rregullta me rezultatin 0-0.

Me të filluar koha shtesë, United fitoi një penallti në minutën e 94-t, të cilën Bruno Fernandes e shndërroi në gol, i cili kualifikon “Djajtë e Kuq” në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e çiftit Wolves-Sevilla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco