Mbappe refuzon injeksionet kundër dhimbjeve, në stol kundër Atalantës

Mbappe refuzon injeksionet kundër dhimbjeve, në stol kundër Atalantës

21:05, 10/08/2020

Kylian Mbappe do të nisë në stolin e rezervave ndeshjen çerekfinale të Champions League mes PSG-së dhe Atalantës.

Trajneri Tuchel dhe Paris Saint Germain kanë shpresuar në riaftësimin në kohë të sulmuesit francez, duke marrë në konsideratë edhe mungesën e Verratit, por, sipas medieve pariziene, Mbappe nuk pranuar të marrë injeksione kundër dhimbjeve, që të mund të luante nga minuta e parë.

Talenti francez u lëndua në kavilje gjatë finales së Kupës së Francës PSG-Saint-Etienne, më 24 korrik, dhe vetëm të dielën iu bashkua skuadrës në stërvitje.

Dy ditë para ndeshjes, nga Franca sigurojnë se “maksimumi” ai do të ulet në stol, i gatshëm për të hyrë në pjesën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco