Presidenti i Veronës e cilëson Rrahmanin si “mbrojtës inteligjent”

Presidenti i Veronës e cilëson Rrahmanin si “mbrojtës inteligjent”

18:18, 10/08/2020

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti ka treguar se Marash Kumbulla ishte drejt transferimit në Napoli në janar, derisa Davide Faraoni “ishte po ashtu në listën e tyre të dëshirave” , kurse e ka krahasuar Rrahmanin si “mbrojtës intelegjent”

Setti kishte bërë një biznes me Napolin në janar, duke shitur mbrojtësin kosovar Amir Rrahmani për 14 milionë euro, edhe pse ai mbeti si i huazuar në Bentegodi për këtë sezon.

“Napoli ka nënshkruar me një lojtar tepër profesionist i cili ende se ka treguar vetveten dhe jam i sigurt që ai do ta shfrytëzojë këtë”, ka thënë Setti për Radio Kiss Kiss.

“Rrahmani është i shpejt, një mbrojtës i kompletuar dhe nuk mendoj që ka problem të luaj në të gjitha pozitat mbrojtëse. Ai është shumë inteligjent dhe do të bëhet edhe më i mirë nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos”.

Kumbulla po ashtu pritet që të largohet në këtë verë, për të cilin kanë shprehur interesim Interi, Lazio dhe Napoli.

“Në janar kishte një interes të madh për të në Napoli, por nuk kishte shumë kohë që të përfundoj marrëveshje dhe lojtari preferoj më shumë kohë që të reflektoj. Kjo është e vetmja arsye pse ai nuk u pajtu që të transferohet te Napoli”.

“Tani ka disa klube që janë të interesuar për të. Ai është një djalë i talentuar karriera e të cilit është e destinuar për një klub të madh”.

Verona mund të bëj biznes me Napolin përsëri, ka konfirmuar Setti.

“Kam folur me drejtorin sportiv të Napolit, Giuntoli disa herë për Faraonin, s’ka kuptim që ta mohoj këtë. Ai është një motor i vërtetë. Nuk e di nëse ai do të përfundoj në Napoli në fund, por ne tashmë kemi filluar të bisedojmë për shifra për Giuntoli dhe mund të ju siguroj që ai është në listën e tyre të dëshirave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco