Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Kukësi shpërndan informacion për kundërshtarin e Europa League: Slavia vlen 5 milionë euro

Kukësi shpërndan informacion për kundërshtarin e Europa League: Slavia vlen 5 milionë euro

17:37, 10/08/2020

Kukësi mësoi ditën e sotme kundërshtarin për turin e parë në Europa League.

Shorti ka vendosur që verilindorët  të përballen me bullgarët e Slavia së Sofias.

Një kundërshtar jo i lehtë për skuadrën verilindorët. Megjithatë, eksperienca e Kukësit në arenën ndërkombëtare nuk mungon dhe kështu ata do të tentojnë kualifikimin për në raundin tjetër.

Ndeshja do të luhet më 27 gusht, ndërsa në faqen zyrtare në “Facebook” klubi kuksian ka shpërndarë informacion mbi kundërshtarin.

Postimi i Kukësit

“Informacion mbi kundërshtarin në turin e parë të Ligës së Europës.

Slavia e Sofias do të jetë kundërshtari ynë në turin e parë të Ligës së Europës. Ekipi bullgar e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë duke siguruar pjesëmarrje në Europë.

Klubi i Slavias ka një vlerë që arrin në 5 milionë euro, ndërkohë që në vitet e fundit nuk ka shumë sukses në Europë.

Ky është sezoni i dytë radhazi që luan në Ligën e Europës, teksa veç këtyre dy viteve, paraqitjen e fundit në Europë e njeh në vitin 1997.

Slavia është një ekip me histori në Bullgari, pasi ka fituar 8 herë titullin kampion dhe 13 herë Kupën e Bullgarisë. Megjithatë, titullin e fundit kampion e ka fituar në vitin 1996, teksa i është dashur të presë 22 vite, për të fituar një tjetër trofe, atë të Kupës se Bullgarisë në vitin 2018.

Ndaj Slavias do të luhet me një ndeshje, ku në ‘Air Albania’, do të jemi ne pritës në datën 27 gusht”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco