FOTO/ Një tjetër lojtar largohet nga Partizani pas Bruno Telushit

FOTO/ Një tjetër lojtar largohet nga Partizani pas Bruno Telushit

17:25, 10/08/2020

Ditë mjaft e rëndësishme për Partizanin kjo e sotmja, që nisi me prezantimin e një emri të madh në pankinë, siç është Ilir Daja, trajner që ka fituar titullin kampion në Shqipëri me tre skuadra të ndryshme, Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun.

Megjithatë entuziazmi për prezantimin e Dajës u zbeh disi vetëm pak minuta më vonë, kur mesfushori Bruno Telushi njoftoi se nuk është më pjesë e Partizanit, pasi drejtuesit e klubit vendosën të mos i rinovojnë kontratën.

Pas Telushit, që ishte një nga idhujt e tifozërisë së kuqe dhe që ka kontribuar jo pak në vitin që Partizani u rikthye te titulli kampion, një tjetër futbollist ka njoftuar pak më parë largimin nga klubi kryeqytetas.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë shkodran, Esin Hakaj, i cili zgjodhi gjithashtu rrjetet sociale për të njoftuar se nuk është më pjesë e Partizanit dhe për të falënderuar “të kuqtë” për vitet e kaluara së bashku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco