Kosovë: statuja e Fadil Vokrrit gati për t'u ngritur në stadium, Hoti publikon foton

Kosovë: statuja e Fadil Vokrrit gati për t'u ngritur në stadium, Hoti publikon foton

15:21, 10/08/2020

Statuja e futbollistit legjendar Fadil Vokkri së shpejti do të vendoset  në stadiumin e Prishtinës që mban edhe emrin e tij.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Avdullak Hoti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku tregoi se statuja e Vokrrit është në përfundim e sipër. Gjithashtu ai falënderoi ministren Dumoshi e bashkëpunëtorët e saj për përkushtimin e treguar për statujën e një embleme si Fadil Vokrri.

“Statuja e Vokrrit në përfundim e sipër. Së shpejti e shohim në vend. Përgëzime artistëve që i dhanë formë dhe Ministres Dumoshi e bashkëpunëtorëve të saj për përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco