Shorti për turin e dytë në Champions/ Tirana mund të luaj me kampionët e Serbisë nëse kalon Tbilisin

Shorti për turin e dytë në Champions/ Tirana mund të luaj me kampionët e Serbisë nëse kalon Tbilisin

12:59, 10/08/2020

Është hedhur sot në  Nyon të Zvicrës edhe shorti për turin e dytë eliminator të Ligës e Kampionëve, ku klubi i Tiranës është njohur me kundërshtarin që e pret, nëse do t’ia dalë të kualifikohet përballë gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit.

Kështu fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi-Tirana do të përballet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda- Europa, ku serbët janë dukshëm favoritë përballë skuadrës modeste nga Gjibraltari.

Pra nëse Tirana ia del të kualifikohet për në turin e dytë eliminator, do të përballet me kampionët e Serbisë, Crvena Zvezdën në një sfidë ku gjithçka do të vendoset brenda një 90-minutëshi dhe sipas shortit, pritës do të jenë kampionët e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco