I dha lamtumirën klubit të Chelsea-t, UEFA zbulon skuadrën e re të Pedros

I dha lamtumirën klubit të Chelsea-t, UEFA zbulon skuadrën e re të Pedros

10:49, 10/08/2020

Pas sezoneve të luajtura me fanellën e Chelseat, sulmuesi spanjoll, Pedro i dha lamtumirën klubit londinez. Dhe 33 vjeçari zgjodhi të përshëndetet me klubin, shokët e skuadrës e tifozët, nëpërmjet një letre falënderuese.

E ardhmja e klubit italian pritet të jetë në kampionatin italian, ku prej kohësh ka arritur marrëveshjen me verdhekuqtë e Romës, për të nënshkruar një kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.

Klubi italian nuk e ka bërë ende zyrtarizimin e transferimit të Pedros, por ka qenë vetë UEFA që ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet një postimi, ku sqaron se pas një eksperience mjaft të bukur te Chelsea, sulmuesi do t’i bashkohet Romës.

“Një lamtumirë e ndjerë me Chelsean, nga një kampion bote. Shumë mendime pozitive ndaj Pedros, i cili do të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij fantastike, me skuadrën e Romës”, shkroi UEFA në Twitter.

Në 5 sezone me Chelsean, sulmuesi Pedro Rodriguez arriti të luajë plot 206 ndeshje dhe të shënojë 43 gola, ndërsa tani do të hapë një kapitull të ri me Romën, ku pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco